Sulm në një hotel në Somali, vriten tre ushtarë dhe pesë sulmuesit - NACIONALE

Sulm në një hotel në Somali, vriten tre ushtarë dhe pesë sulmuesit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre ushtarë u vranë dhe 27 persona u plagosën nga një sulm në një hotel në kryeqytetin e Somalisë Mogadishu, tha të premten policia e shtetit afrikan.

Shërbimet e sigurisë ishin parë më herët duke e rrethuar hotelin “Syl”, që zakonisht vizitohet nga zyrtarë qeveritarë e ligjvënës, pas sulmit të së enjtes vonë, përgjegjësinë për të cilin e morën militantët e lidhur me grupit Al-Qaeda, raporton agjencia “Reuters”.

“Tre ushtarë vdiqën. Tetëmbëdhjetë civilë dhe nëntë ushtarë u lënduan nga sulmi në hotel. Të gjithë pesë terroristët u qëlluan për vdekje dhe trupat e tyre u shfaqën” – tha zëdhënësi i policisë, Kasim Ahmed Roble.

Grupi “Al Shabaab” ka zhvilluar kryengritje britale kundër qeverisë federale që nga viti 2006 në përpjekje për ta vendosur pushtetin e vet sipas interpretimit të vet të Sheriatit.

Gjatë sulmit të së enjtes, banorët dëgjuan një shpërthim e më pas të shtëna armësh, përderisa sulmuesit po hynin në hotel, i thanë ata agjencisë “Reuters”.

Një gazetar i kësaj agjencie dhe një banor thanë se një shpërthim tjetër ndodhi disa minuta më pas.

Lajme të ngjashme