Sulm masiv në Karolinën Veriore, pesë të vrarë, përfshirë një polic - NACIONALE

Sulm masiv në Karolinën Veriore, pesë të vrarë, përfshirë një polic

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zyrtar në Kaliforninë Veriore të ShBA-së ka njoftuar se pesë persona, përfshirë një oficer policor, janë vrarë gjatë të shtënave në një zonë banimi të enjten.

Kryetarja e qytetit Raleigh, Mary-Ann Baldëin, u tha gazetarëve se disa persona janë qëlluar me armë rreth orës 17:00 dhe se policia i ka thënë asaj rreth orës 20:00 se i dyshuari është izoluar në një rezidencë të zonës.

Disa vetura të policisë dhe autoambulanca kanë shkuar në lagjen Hedingham dhe policët qëndruan në vendin e ngjarjes për disa orë gjatë ndjekjes së të dyshuarit, raporton gazeta “The Guardian”.

Ky sulm vjen pas disa rasteve të tjera fatale në mesin e forcave të sigurisë në ShBA. Të mërkurën, dy policë u qëlluan për vdekje në pritë në Connecticut.

Lajme të ngjashme