Sulm kibernetik – Telekomi i ndërpret shërbimet e internetit - NACIONALE

Sulm kibernetik – Telekomi i ndërpret shërbimet e internetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Telekomi i Kosovës i ka ndërprerë shërbimet e internetit. Shkak për këtë janë bërë sulmet kibernetike.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe vetë zyrtarët e Telekomit.

Pak minuta më parë një Email anonim arriti në adresën e Nacionales dhe mediave të tjera. Aty jepej lajmi se është sulmuar Telekomi i Kosovës.

“Mbyllim të gjithë rrjetin e Postës dhe Telekomit. WE ARE ANONYMOUS. WE ARE LEGION”, thuhet në njoftim.

Probleme me sulme kibernetike ka pasur gazeta Nacionale, media të tjera dhe dikastere të qeverisë.

Lajme të ngjashme