Suedia fiton Eurovisionin, Shqipëria del e 22-ta - NACIONALE

Suedia fiton Eurovisionin, Shqipëria del e 22-ta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Suedia është shpallur fituese e këtij edicioni të Eurovision. Loreen me këngën Tatoo ka marrë 340 vota të jurisë dhe mbi 200 të publikut.

Shqipëria ndërkohë, ka marrë gjithsej 76 vota, 17 të jurisë dhe 59 të publikut.

Shqipëria në këtë edicion u përfaqësua nga këngëtarja nga Peja, Albina Kelemendi dhe familja e saj.

Ata kënduan këngën “Duje”, me të cilën u kualifikuan të parët për në finale gjatë gjysmëfinales së dytë.

Ndërkohë vendin e dytë e ka zënë Finlanda me 526 vota dhe Izraeli të tretin.

Në vendin e fundit, u radhit Gjermania.

Lajme të ngjashme