Suedezja arrestohet, dyshohet se rrahu mashkullin kosovar – ia dëmtoi edhe dy automjetet
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është evidentuar edhe një lëndim i lehtë trupor.
Sipas PK-së, një femër suedeze është arrestuar nën dyshimin se e njëjta kishte sulmuar fizikisht viktimët mashkull kosovar.
Madje, sipas raportit 24-orësh, thuhet se ajo ka dëmtuar edhe dy automjete.
“ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË & LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fushë Kosovë / 04-07.11.2024-22:45-12:30. Me 07.11.2024 është arrestuar e dyshuara femër suedeze, nën dyshimin se e njëjta kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe po ashtu i kishte dëmtuar dy automjete. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje” – shkruhet në raportin 24-orësh të PK-së.