"Subvencionet VI": Prokuroria Speciale akuzon 16 persona për ryshfet e falsifikim - NACIONALE

"Subvencionet VI": Prokuroria Speciale akuzon 16 persona për ryshfet e falsifikim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë të re në lidhje me çështjen e subvencioneve.

Sipas prokurorisë, aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar për rryshfet. Po ashtu, ata dyshohen për falsifikim të dokumentit zyrtar e vepra të tjera penale.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër 16 të pandehurve me inicialet: E.I, L.S, B.N, F.O, A.E, B.M, M.B, S.S, A.A, L.F, I.K, F.SH, H.K, S.I, S.Q, dhe H.B., në rastin “Subvencionet VI”. Kjo aktakuzë është ngritur për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale “Marrje ryshfeti”, nga neni 421 të KPRK-së, “Dhënie ryshfeti”, nga neni 422 të KPRK-së, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Mashtrim në detyrë”, nga neni 419 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, nga neni 427 të KPRK-së, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386 të KPRK-së dhe “Mashtrimi me subvencione”, nga neni 324 të KPRK-së.

Sipas Prokurorisë Speciale, aktakuza është ngritur kundër shtatë (7) pandehurve në cilësinë e personave zyrtarë, prej tyre pesë (5) të pandehur nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, një (1) zyrtar në Komunën e Ferizajt dhe një (1) zyrtar në Komunën e Vitisë.

Lajme të ngjashme