Stuhi shiu në Greqi, dy të vdekur - NACIONALE

Stuhi shiu në Greqi, dy të vdekur

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy njerëz vdiqën të mërkurën në Greqi, pasi shiu i dendur shkaktoi vërshime nëpër shtëpi e biznese në Athinë dhe në pjesë të tjera të vendit, thanë autoritetet greke.

Një grua vdiq, pasi u godit nga një veturë që ishte marrë me vete nga uji i vërshimeve në periferinë jugore të Athinës, Glyfada, i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” një zyrtar i zjarrfikësve.

Më herët të mërkurën, një punonjës i rojës bregdetare u mor me vete nga uji i detit të trazuar në një port të ishullit Peloponez, në pjesën jugore të Greqisë.

“Ai ra në det përderisa po mundohej që të lidhte një barkë të vogël në liman” – tha një zyrtar i rojës bregdetare.

Zjarrfikësit kanë pranuar qindra telefonata për ta larguar ujin nga ndërtesat e vërshuara në Athinë.

Stuhia pritet që të zhvendoset në pjesën lindore të vendit të enjten.

Lajme të ngjashme