Studenti nga Serbia: E kaluara me shqiptarë s’bën ta prishë të ardhmen
E kaluara në mes të shqiptarëve dhe serbëve nuk ishte problem për Kristian Kumoviqin, një i ri nga Novi Sadi i Serbisë, që të vinte në Kosovë për t’u bërë pjesë e Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, transmeton REL.
“Ne kemi histori shumë interesante dhe njerëzit nganjëherë i përmendin, por shumica nga ne as që kemi qenë të lindur në atë kohë. Kështu që ne nuk lejuam që ky aspekt të na e prishë qejfin tonë këtu”, thotë Kumoviq.
Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve, por procesi është duke shkuar ngadalë.
“Gjithmonë është mirë të shmangen këto tema. Por, kur flasim për to, ne mundohemi t’i shohim nga aspekti i miqësisë, jo nga aspekti politik... por, çfarë do të bëjmë së bashku me njëri-tjetrin”, thotë Kumoviq.