Strugë: Garë e ngushtë mes Mendi Qyrës dhe Arsimi Dalipit të AKI-së
Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), gara për kryetar komune në Strugë po zhvillohet me një rivalitet të ngushtë mes kandidatit të Grupit Qytetar Mendi Qyra, Mendi Qyra, dhe kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arsim Dalipi.
Në bazë të të dhënave paraprake të përpunuara nga 66 prej 101 vendvotimeve (65,35%), rezultatet janë si vijon:
- Mendi Qyra (GZ Mendi Qyra) – 38,73% | 6.055 vota
- Arsim Dalipi (AKI) – 37,66% | 5.887 vota
- Jovana Mojsoska (E Majta) – 9,64% | 1.507 vota
- Robert Mileski (Demokratët Shkup) – 2,87% | 448 vota
- Igor Maleski (GZ Igor Maleski) – 0,93% | 145 vota
- Mirko Saveski (GZ Mirko Saveski) – 0,97% | 151 vota
- Nasto Palioski (GZ Nasto Palioski) – 0,86% | 134 vota
- Lube Petrevski (Partia e Punëtorëve) – 0,31% | 49 vota