Stoltenberg: Përmes dialogut, Kurti e Vuçiq t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet për hyrje-dalje.
Stoltenberg në shkrimin e tij në Tëitter, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut
”E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj të dy (kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq) për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. @NATO_KFOR mbesin vigjilentë”, ka shkruar Stoltenberg.
I welcome the EU-facilitated deal on free movement between #Kosovo and #Serbia. I encourage both @predsednikrs &@albinkurti to resolve outstanding issues through political dialogue. @NATO_KFOR remains vigilant.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) August 28, 2022
Kujtojmë se Kosova e Serbia u pajtuan që të respektohet marrëveshja për dokumentet për hyrje-dalje që mundësojnë lirinë e lëvizjes mes dy shteteve.