Stoltenberg mbërrin në Kosovë, takohet me Osmanin mëpastaj me Kurtin - NACIONALE

Stoltenberg mbërrin në Kosovë, takohet me Osmanin mëpastaj me Kurtin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili po zhvillivon vizitë zyrtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka mbërritur në Kosovë ku do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Stoltenberg pas takimit me Vjosa Osmani, rreth orës 16:00 pritet të deklarohet edhe për media; ndërkaq nuk është njoftuar për deklarim për media pas takimit me kryeministrin Kurti.

Pas vizitës në Prishtinë, shefi i NATO-s udhëton për në Beograd ku do të takojë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren serbe, Ana Brnabiq.

Lajme të ngjashme