Stivi Frashëri emërohet në listën e ngushtë të UEFA-së për pritjen më të mirë të javës
Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, është emëruar në listën e ngushtë prej katër portierëve, për pritjen më të mirë në javën e parë hapëse në grupet e Ligës së Konferencës.
Portieri shqiptar ishte në formë tejet të mirë përgjatë të gjithë takimit, ndonëse në fund pësoi një gol pas një koordinimi jo të mirë me vijën mbrojtëse.
Ai shpëtoi Ballkanin gjatë pjesës së parë nga goli i pësuar që do t’i jepte epërsinë CFR Clujit, me një pritje mjaftë të mirë, pas një goditje nga distanca.
Linku se ku mund të votoni për portierin e Ballkanit, nëse mendoni se pritja e tij ishte më e mira, mund ta gjeni në këtë lidhje.
Stivi që nga ardhja e tij te kampioni i Kosovës, ka sjellë një siguri të madhe në portë, duke qenë një nga meritorët triumfin në Superligën e Kosovës por edhe në kualifikimet për garat evropiane.
Kujtojmë se Ballkani barazoi në takimin e parë në fazën e grupeve me Clujin e Rumunisë, 1:1. Por edhe pse barazuan ata nuk ishin aspak inferior, madje mbizotëruan pjesën më të madhe të lojës.