Stier: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të sillen para drejtësisë
Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, Davor Ivo Stier, ka komentuar sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar.
Në një intervistë për "Info Magazine" në Klan Kosova, Stier theksoi se delegacioni i Parlamentit Evropian ka shprehur qartë kërkesën për përgjegjësinë e Beogradit në lidhje me këtë incident.
Ai u shpreh se presin që përgjegjësit e sulmit të sillen para drejtësisë.
“Akoma kjo nuk është mbyllur, por ka ndodhur e kundërta. Presim që ata që janë përgjegjës, përnjëmend të sillen para drejtësisë. Presim që pari që të sillen para drejtësisë e jo t’i kemi në liri njerëzit që janë përgjegjës për rastin Banjska”, tha Stier.