Statusi enigmatik i këshilltares së Albulena Haxhiut: Filma të dobët, seknare të dështuara - NACIONALE

Statusi enigmatik i këshilltares së Albulena Haxhiut: Filma të dobët, seknare të dështuara

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nazlie Bala është këshilltare politike e Albulena Haxhiut, ministre e Drejtësisë.

Sot Bala ka shkruar një status enigmatik, duke mos e sqaruar saktësisht se çfarë ngjarje po komentonte dhe kujt po i drejtohej.

Ajo shkroi për “filma të dobët, skenare të dështuar”, por pa dhënë ndonjë indikacion eksplicit se filmat e kujt janë të dobët dhe çfarë skenare kanë dështuar.

“Filma të dobët, skenare të dështuara.

Viti 2016, ishte para 8 viteve!

Nesër, çka, …” – ka shkruar Bala.

Megjithatë, gjatë ditës ka ndodhur një ngjarje e zymtë. Vehbi Kajtazi, gazetar dhe analist, ka njoftuar se gjatës servisimit, në gomën e veturës së tij është gjetur një pajisje e dyshimtë, që dyshohet të jetë GPS.

Madje, Paparaci ka publikuar edhe video të kësaj ngjarjeje.

Lajme të ngjashme