Stabilizohet moti përkohësisht, ja kur rikthehen erërat e forta dhe rrebeshet e shiut
Pas stuhive mjaft të fuqishme që kapën territorin e Republikës së Kosovës dy ditët e kaluara, tani pason stabilizimi i atmosferës, por jo për shumë gjatë. Përkeqësimi i motit pritet të rikthehet të premten.
Përpos Kosovës stuhi të fuqishme pati edhe në disa shtete evropiane si në Itali dhe në Ballkan, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Deti Adriatik u përfshi nga një stuhi mjaft e fuqishme superqelizore por për fat stuhia kaloi në detin e hapur apo bërthama kryesore e stuhisë të themi më mirë dhe zonat bregdetare shpëtuan pak a shumë nga fuqia e madhe e kësaj stuhie, dhe pikërisht kjo stuhi shkaktoi disa dëme në jug të Shqipërisë,, ngase nga Deti Adriatik kaloi edhe në Detin Jon dhe u dëbosua.
Tani parametrat meteorogjik për rrezikshmnëri të lartë apo për zhvillime shumë të fuqishme konvektive janë ulur në nivele shumë të ulëta dhe nuk ka ndonjë rrezik për zhvillime konvektive, edhe pse mund të ndodhë ndonjë rigë ose rrebesh i izoluar në ndonjë rajon. Zhvillimet konvektive tani janë larguar larg në territorin bullgar dhe rumun, raporton MeteoBallkan.
Në aspektin termik temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme pas vapës së madhe gjatë fundjavës dhe fillimit të javës.
Sonte nata do të jetë mjaft e freskët për shkak të depërtimit të masave më të freskëta ajrore.Përkohësisht do të kemi stabilizim të plotë të motit sidomos të enjten, para se një masë tjetër mjaft jo-stabile ajrore të arrijë të Premtën së bashku me reshje e rrebeshe shiu dhe ulje edhe më të mëdha të temperaturave.
Pra, sonte më qetë dhe më stabil, ndërsa nesër e Enjte po ashtu na pret një ditë me atmosferë kryesisht stabile, me diell, vranësira lokale e rritje të temperaturave.
Tjetër përkeqësim të motit presim të Premten me ulje të ndjeshme të temperaturave, erëra shumë të freskëta nga veriu e rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Në Kosovë priten më pak bubullima, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore zhvillimet konvektive do të jenë më të fuqishme ditën e Premte.
Fundjava vjen me stabilizim të plotë të motit.