Stabilizohet gjendja e bashkëshortes së Walker, lirohet pas trajtimit mjekësor - NACIONALE

Stabilizohet gjendja e bashkëshortes së Walker, lirohet pas trajtimit mjekësor

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Bashkëshortja e ambasadorit William Walker ka pasur dje një shqetësim shëndetësor gjatë vizitës në qytetin e Vitisë. Ajo u trajtua nga ekipi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, ka bërë të ditur se pas trajtimit të shpejtë, gjendja shëndetësore e saj është stabilizuar dhe ajo është liruar për të vazhduar me aktivitetet e planifikuara.

Siç raportojnë mediat lokale, reagimi profesional i Qendrës së Emergjencës në Viti ishte kyç për menaxhimin me sukses të situatës. Me këtë rast, ambasadori Walker ka falënderuar stafin mjekësor për ndërhyrjen e tyre profesionale.

Lajme të ngjashme