“Srpska” thotë se do ta apelojë zgjedhjen e Rashiqit si Nënkryetar të Kuvendit, e quan “deputet të Vetëvendosjes” - NACIONALE

“Srpska” thotë se do ta apelojë zgjedhjen e Rashiqit si Nënkryetar të Kuvendit, e quan “deputet të Vetëvendosjes”

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti dhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka njoftuar se partia e tij do të ankohet ndaj vendimit për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si vendim që bie ndesh me Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, raporton Danas, transmeton Gazeta Express.

Simiq tha se Rashiqin nuk e ka zgjedhur populli serb. "Ai është vetëm edhe një anëtar tjetër i Vetëvendosjes. Rashiqin e kanë futur me forcë si deputet, e tani me të njëjtin mënyrë e kanë shpallur nënkryetar", deklaroi ai.

Duke cituar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Simiq theksoi se "fituesi i zgjedhjeve nga komuniteti serb ka të drejtën ekskluzive të propozojë kandidatin për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb".

Sipas tij, kjo e drejtë i takon Listës Serbe. "Meqë Rashiq nuk është propozuar nga kjo parti, zgjedhja e tij për nënkryetar përbën shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese", argumentoi Simiq.

Nuk është sqaruar ende se kur do të paraqitet ankesa zyrtare dhe para cilit organ do të drejtohet.

Lajme të ngjashme