Specialja bastis banesën e ish-komandantit të UÇK-së, i konfiskohet telefoni - NACIONALE

Specialja bastis banesën e ish-komandantit të UÇK-së, i konfiskohet telefoni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është bastisur banesa e ish-komandantit të Brigadës 122 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vëllaznim Kryeziu, nga Gjykata Speciale.

Kështu ka bërë të ditur Andin Kryeziu, vëllai i Vllaznimit përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se i është konfiskuar telefoni.

“Vazhdojnë bastisjet e Gjykatës Speciale ndaj çlirimtarëve! Sot me datë 17.11.2023, Gjykata Speciale e Hagës bastisi banesën e ish-Komandantit të Brigadës 122, Vllaznim Kryeziu, ku me ç’rast iu konfiskua telefoni mobil.” - ka shkruar ai në Facebook.

Specialja është duke vazhduar bastisjet që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë, ndaj ish-krerët të UÇK-së.

Gjithashtu, së fundmi bastisje janë kryer edhe në shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lajme të ngjashme