Spanja e raporton viktimën e dytë të lidhur me linë e majmunit në Evropë - NACIONALE

Spanja e raporton viktimën e dytë të lidhur me linë e majmunit në Evropë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Spanja e raportoi vdekjen e dytë të lidhur me linë e majmunit të shtunën. Besohet se kjo është vdekja e dytë në Evropë dhe vetëm e treta jashtë Afrikës në përhapjen e fundit të sëmundjes.

Autoritetet spanjolle e raportuan vdekjen e parë të premten, pak orë pas raportimit të viktimës së parë të sëmundjes jashtë Afrikës, në Brazil.

Sipas një raporti të datës 22 korrik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm pesë vdekje ishin regjistruar deri në atë datë, të gjitha në Afrikë.

Të shtunën e kaluar, OBSh-ja e shpalli linë e majmunit emergjencë globale shëndetësore.

Në raportin më të ri, Ministria e Shëndetësisë e Spanjës tha se 4.298 raste janë konfirmuar deri më tani. Nga 3.750 pacientët për të cilët ka informata, 120 prej tyre ose vetëm 3.2 për qind janë në spitale dhe dy kanë vdekur.

Lajme të ngjashme