SPAK do hetojnë për krime zgjedhore, Rama: S’mund të survejohen partitë politike në fushatë - NACIONALE

SPAK do hetojnë për krime zgjedhore, Rama: S’mund të survejohen partitë politike në fushatë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar paralajmërimin se SPAK dhe Prokuroria e Tiranës edhe krimet zgjedhore.

Gjatë një komunikimi live në “Facebook”, ai e ka vlerësuar se të gabuar një gjë të tillë.

Sipas tij, nuk mund të survejohen partitë politike në fushatë.

Fatkeqësia është se gabimet e tyre nuk janë si gabimet e ndërmarrjes së gjelbërimit, por kushtojnë jetë njerëzish, trauma dhe plagë psikologjike nganjëherë të pariparueshme por nuk ka alternativë tjetër përveç një drejtësie të pavarur profesionale dhe që respekton integritetin, liritë e të drejtat e njeriut. Të pavarurën e kemi para syve, profesionalen duhet të luftojmë së bashku ta konsolidojmë se ka shumë gjëra pozitive por dhe negative”, ka thënë Rama, duke shtuar se një gjë e tillë është e padrejtë.

Është betejë për t’u bërë si aleat e partnerë të drejtësisë, pushtete të ndara por të vendosur sepse nuk mund të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv. Nuk mund të cenohen të drejtat për të marrë vendime, të trysnohet administrata e shtetit apo të paragjykohen. Dhe nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Uroj të jetë lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor. Nuk mund të kthehemi në kohërat e errëta që kush merret në politikë të survejohet. Nuk duhet të interferojmë tek njëri tjetri“, është shprehur Rama.

Lajme të ngjashme