Spahiu pretendon se dy ish-politikanë janë “shumë më të rëndësishëm” se Adem Jashari
Nexhmedin Spahiu, analist, ka folur në një emision në Klan Kosova në lidhje me disa figura të historisë shqiptare.
Duke folur për rizhvarrosjen e ish-politikanëve Dragaj (Nexhib e Ali), Spahiu ka pretenduar se ata kanë “qenë shumë më të rëndësishëm për historinë tonë sesa Adem Jashari”.
“Nexhib Draga e Ali Pashë Draga, edhe shumë të tjerë aty kanë qenë shumë më të rëndësishëm për historinë tonë sesa Adem Jashari e tjerë. Në kohën e vetë, ata kanë lujtë një rol të rëndësishëm” – tha Spahiu në Klan Kosova.