Spahiu për Ramën që stolisi Prishtinën me ngjyrat e flamurit të Ukrainës: "Phuuu sa gërditshëm" - NACIONALE

Spahiu për Ramën që stolisi Prishtinën me ngjyrat e flamurit të Ukrainës: "Phuuu sa gërditshëm"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori dhe analisti i politikës, Nexhmedin Spahiu ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës.

Spahiu e ka kritikuar Ramën për stolisjen me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Ai mendoi se ngjyrat janë të flamurit të Kosovës por pastaj e kuptoi se ishte gabim

“Thash me vete sa bukur që kryeqyteti Prishtina qenka stolisur me ngjyrat kombëtare të Kosovës verdh e kaltër për nder të 15 vjetorit të pavarësisë. Jo. Kisha qenë gabim.”

“Ishte thjeshtë një servilizëm I kryetarit të Prishtinës. E kishte për Ukrainën. Phuuu sa gërditshëm. Si mund të nderosh të tjerët pa pasur respekt për vetën tënde.” – ka shkruar Spahiu në Facebook.

Lajme të ngjashme