Spahiu: Nuk mund të gjesh president që e poshtëron simbolikisht shtetin e vet më shumë se Vjosa Osmani
Publicisti Nexhmedin Spahiu, i njohur si fanatik i simboleve të Kosovës, ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka takuar kryetarin e Ulqinit pa prezencën e flamurit të Kosovës.
Spahiu mendon se askush më shumë se Osmani nuk i “poshtëron” simbolet e shtetit.
“Nuk mund të gjesh president në botë që poshtëron simbolikisht shtetin e vet më shumë se Vjosa Osmani. Takon kryetarin e Ulqinit me flamur të Malit të Zi e të Shqipërisë dhe flamuri kombëtar I Kosovës askund”, - ka shkruar Spahiu në llogarinë e tij në Facebook.
