Spahiu: Nëse VV provokon zgjedhjet të reja do të ishte gabim për të
Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, i cili ka thënë se vendi do të mund të shkojë në zgjedhje të reja.
Ai bërë me dije se nëse partia në pushtet do të provokon zgjedhjet e reja do të ishte veprim i gabueshëm.
Nëse ndodh një gjë e tillë, sipas tij, partia në pushtet do të këtë probleme ta formojë qeverinë e re.
“Nëse Lëvizja Vetëvendosje i provokon zgjedhjet do të ishte gabim për të. Nuk duhet me u bazuar në sondazhet sot… Për të shkuar në zgjedhjeje duhet të ndodhë diçka dhe VV mund të mos arrijë të formojë Qeverinë e re, vetëm”, ka thënë Spahiu në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.