Spahiu, Kurtit: 20 vjet premtoi bashkim të Kosovës me Shqipërinë, por e anuloi për Greqinë - NACIONALE

Spahiu, Kurtit: 20 vjet premtoi bashkim të Kosovës me Shqipërinë, por e anuloi për Greqinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili dje ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në një takim joformal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Këtë ftesë Kurti e ka refuzuar për të marrë pjesë në simpoziumin e “Symi”-t, që mbahet çdo mes korriku në Greqi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Spahiu ka shkruar se Kurti për 20 vite ka proklamuar bashkimin kombëtar, ndërsa tani takimin e ka braktisur për Greqinë.

“20 vjet premtoi bashkim të Kosovës me Shqipërinë, por sot e anulloi për Greqinë”, ka shkruara ai në profilin e tij në “Facebook”.

Në një status tjetër, Spahiu ka shkruar se Kurti i mban inat Ramës e jo Greqisë që nuk e njeh Kosovën.

“Në Shqipëri s’erdhi se i hakmerret Ramës. Greqisë nuk i mban inat që s’njeh Kosovën”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme