Spahiu: A jemi një komb? Pse Shqipëria mbajti ditë zie, ndërsa Kosova jo
Publicisti, Nexhmedin Spahiu ka komentuar vendimin e Shqipërisë për mbajtjen ditë zie në nderim të viktimave pas tërmetit në Turqi dhe Siri, duke thënë se Kosova nuk ka mbajtur një ditë zie.
Spahiu ka pyetur të gjithë ata se pohojnë se jemi një komb, duke thënë se si është e mundur që kur shpallet ditë zie kombëtare këtë mos ta respektojnë i gjithë kombi.
“Sot në Shqipëri ishte ditë zie kombëtare, ndërsa në Kosovë jo. Një pyetje për të gjithë ata që pohojnë se jemi një komb. Si është e mundur që kur shpallet ditë zie kombëtare këtë mos ta respektojë i gjithë kombi? Dhe për më shumë, një pjesë e "kombit" ka mbajtë ditë zie disa ditë përpara?” – ka shkruar Spahiu në Facebook.
