Sot zyrtarisht nis fushata për zgjedhjet lokale
Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit fillon sot.
Subjektet politike që janë certifikuar nga KQZ-ja për këto zgjedhje për 30 ditë sa do të zgjatë fushata do të prezantojnë ofertat e kandidatëve të tyre për kryetar të komunave.
Derisa Lëvizja Vetëvendosje këtë fushat e ka hapur mbrëmë në Prishtinë, partitë tjera politike kanë njoftuar se fushatën do ta hapin sot.