Sot vazhdon “Ballkani i Hapur” – Nënshkruhet edhe një marrëveshje
Në Beograd të Serbisë, sot do të mbahet takimi i radhës i Ballkanit të Hapur.
Kryeministri i Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë po qëndrojnë në Beograd, kurse sot atje do të nënshkruhet edhe një marrëveshje.
Atje pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve.
Krahas liderëve të vendeve që e kanë krijuar këtë nismë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në takimin në Beograd do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Hungaria dhe Turqia.
AGJENDA:
09.50 – Mbërritja e Kryeministrit në samit
Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë
09.55 – Foto familjare e liderëve
10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”
11.00 – Takim me përfaqësues të grupit të investimeve të Open Balkan
12.00 – Takim me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike të Open Balkan
13.00 – Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
13.05 – Konferencë për shtyp e liderëve