Sot varroset studentja nga Gjakova që vdiq tragjikisht në Tetovë - NACIONALE

Sot varroset studentja nga Gjakova që vdiq tragjikisht në Tetovë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Sot varroset Daorsa Spahija, studentja 25-vjeçarja nga Gjakova që vdiq të mërkurën në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Lajmin për kohen e varrimit të saj e kanë dhënë familjaret, duke treguar se ceremonia e varrimit do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës me fillim nga ora 14:00.

Spahija ishte studente e nivelit master në Tetovë.

Rrethanat e vdekjes së studentes në fjalë ende mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së saj.

Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku shtuan se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale.

Lajme të ngjashme