Sot varrosen viktimat e tragjedisë së Koçanit - NACIONALE

Sot varrosen viktimat e tragjedisë së Koçanit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Koçan të Maqedonisë së Veriut në një hapësirë të veçantë pranë varrezave të qytetit po hapen varret masive për viktimat nga tragjedia e 16 marsit.

Varrimi i 59 viktimave të kësaj tragjedie do të bëhet sot dhe ceremoni do të ketë edhe nëpër qytetet tjera nga ku ishin viktimat.

“Varrimi do të bëhet të enjten, por kohën e saktë do ta cakton Kisha Ortodokse Maqedonase sepse edhe kryesia e kishës do të merr pjesë në varrim. Do të caktohen në mënyrë plotësuese koha e saktë dhe procedurat tjera sepse do të kemi varrime edhe nëpër qytete tjera”, deklaroi Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, raporton Alsat-M.

Lajme të ngjashme