Sot testohen kandidatët për kryeshef të KPM-së, në listë edhe motra e qiradhënësit të Kurtit
Kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media sot do t`i nënshtrohen testim me shkrim.
Gazeta Nacionale ka kuptuar se katër kandidatët që kanë aplikuar për këtë pozitë të rëndësishme në KPM do t`i nënshtrohen testimit në ora 14:00.
Në garë për këtë pozitë është edhe Herolinda Zagragja Goçi, e cila është motra e pronarit të shtëpisë në të cilën kryeministri Albin Kurti tash e sa vite është qiraxhi.
Për këtë pozite kanë aplikuar edhe Burim Raçi, Niman Racaj dhe Nuredin Islami.