Sot shënohet 25 vjetori i çlirimit të Istogut
Sot shënon 25 vjetori i çlirimit të Istogut, Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka ndarë disa momente duke përmendur sakrificat e së kaluarës, dhe triumfet e përbashkëta që na përcaktojnë si komb.
"Kjo ditë e skalitur në historinë tonë, na kujton çmimin e paguar për paqen që gëzojmë sot", shkruan Ferati.
E plotë:

Festimet e ngjarjeve të tilla na sjellin emocione të forta dhe na gjejnë të bashkuar ashtu si në të kaluarën, të lidhur nga sakrificat dhe triumfet e përbashkëta që na përcaktojnë si komb.
Kjo ditë e skalitur në historinë tonë, na kujton çmimin e paguar për paqen që gëzojmë sot. Përulim kokën në kujtim të atyre që bënë sakrificën më të madhe, emrat e tyre të gdhendur përgjithmonë do mbeten në altarin e lirisë.
LAVDI!