Sot “Red Bull Drift me Dadon” për herë të parë në Kosovë - NACIONALE

Sot “Red Bull Drift me Dadon” për herë të parë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Historia e Driftit ka filluar që në vitet e 60-ta në rrugët malore japoneze, por në Kosovë po vjen për herë të parë sot.

Në vitin 2005, një menaxher i Red Bull vendosi të ofroj një adrenalinë të Drift-it edhe në Lindjen e Mesme ku në qendër të vëmendjes u shfaq kampioni i Rally, Abdo Feghali, duke e bërë atë një legjendë të Driftit.

Ndërsa në Kosovë vjen për herë të parë për të sjell adrenalinën e driftit me përformancat e tij.

Dados do të ju bashkangjiten edhe shoferë të ndryshëm të driftit nga Kosova.

Kjo ngjarje do të mbahet sot në orën 17:00 në “Prishtina Parking” tek Busti i Fadil Vokrrit në Prishtinë.

Abdo Feghali është një shofer libanez i rally dhe kampion i trefishtë kombëtar, i cili filloi karrierën e tij në 1998. Pasioni i tij për drifting e shtyu atë të zhvillonte talentin e tij dhe të bëhej një veteran drifti. Në vitin 2013, Feghali fitoi kampionatin e përgjithshëm të Rally në Liban. Në vitin 2012, ai theu Rekordin Botëror Guinness për driftin më të gjatë prej 11.18 km, në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajme të ngjashme