Sot përurohet pikëkalimi i përbashkët kufitar në mes Kosovë dhe Maqedonisë
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot(e shtunë) pritet të bëhet përurimi i pikëkalimit të përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.
Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryeministrat e të dy vendeve.
Në një email dërguar mediave, Qeveria ka porositur gazetarët t’i marrin me vete letërnjoftimet apo pasaportat.
“Ju njoftojmë se ceremonia e nesërme mbahet brenda territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast do të jetë i nevojshëm kalimi i kufirit Kosovë-Maqedoni e Veriut. Andaj, udhëzoheni që ekipet tuaja të jenë të pajisura me dokumentet e nevojshme (Letërnjoftime ose Pasaportë) për kalimin e kufirit” – thuhet në njoftim.