Sot nënshkruhet zyrtarisht marrëveshja për udhëtim pa viza Kosovë-Izrael - NACIONALE

Sot nënshkruhet zyrtarisht marrëveshja për udhëtim pa viza Kosovë-Izrael

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot nënshkruhet zyrtarisht marrëveshja për lëvizje të lirë pa regjim vizash ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, ndërsa për zyrtarizimin e kësaj marrëveshje që ishte njoftuar qysh në janar të këtij viti do të jetë prezent edhe vetë Ministri i Punëve të Brendshme i Izraelit, Mosha Arbel.

Kjo është kumtuar edhe nga ambasadorja izraelite në Prishtinë, Tamar Ziv, në një komunikatë për shtyp.

“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në pritjen e nesërme të organizuar nga Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, me ç’rast do ta shënojmë Ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe Marrëveshjen për Heqjen e Vizave për shtetasit kosovarë”, thuhet në njoftim.

Zyra e Presidencës, me 29 janar të këtij viti, kishte njoftuar për takimin e Presidentes, Vjosa Osmani, me ambasadoren e shtetit të Izraeli, Tamar Ziv.

Asokohe gjatë bisedimeve mes Osmanit dhe ambasadores Ziv, ishte folur për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, për çka thuhej se bisedimet po vazhdo nin, dhe marrëveshja pritej të nënshkruhej në qershor të këtij viti.

“Në këtë drejtim, të dy ministritë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Përmes kësaj marrëveshje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në Izrael për qëllime turistike”, ka shkruar Zyra e Presidencës më 29 janar.

Nënshkrimi pritet të bëhet sot në ora 11:20.

Lajme të ngjashme