Sot në Ferizaj është realizuar minimaratona "Vrapojmë me Policinë Tonë" - NACIONALE

Sot në Ferizaj është realizuar minimaratona "Vrapojmë me Policinë Tonë"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka realizuar projektin tradicional minimaratona “Vrapojmë me Policinë Tonë”, e mbajtur sot, data 13.06.2023, për nderë të “Dita e Çlirimit të Ferizajt”.

Aktiviteti është i mbështetur nga komuna e Ferizajt dhe nga OJQ-të “Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt”.

Në postimin e Policisë së Kosovës, njoftohen qytetarët se në këtë minimaratonë kanë garuar rreth 250 persona, pjesëtarë të policisë, qytetarë, pjesëtarë të FSK-së.

Numri i përkrahësve ishte rreth 500 persona, njofton Policia e Kosovës.

Në postimin e tyre në faqen zyrtare, Policia shkruan se, Ky aktivitet, kishte qëllimin human, sportiv dhe rekreativ . Mjetet e grumbulluara nga kjo minimaratonë do tu shpërndahen disa familjeve në nevojë që do të përzgjedhen nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj”.

Shtegu I vrapimi ishte rreth 5km, dhe në fund u shpërndanë mirënjohje, medalje, dhe kupa për vendet fituese.

Lajme të ngjashme