Sot nderohet në Prishtinë aktivistja e mirënjohur serbe, Natasha Kandiq
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të nderojë me Çelësin e Qytetin, aktivisten e mirënjohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kjo do të bëhet sot në orën 16:00 në objektin e vjetër të Komunës.
Kandiq njihet për punën e saj të madhe për të drejtat e njeriut dhe indentifikimin e krimeve të luftës të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.