Sot mot i vranët në Kosovë, priten edhe reshje shiu - NACIONALE

Sot mot i vranët në Kosovë, priten edhe reshje shiu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe në disa vende mund të ketë edhe reshje shiu.

Sipas MeteoKosova, reshjet do të jenë në formë të rrebesheve.

“Për të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, sidomos në orët e mëngjesit. Reshjet në momente dhe zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve.” – bën të ditur.

Këto janë temperaturat gjatë ditës:

“Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C”.

Lajme të ngjashme