Sot mbahet vrapimi për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit
Sot në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, do të mbahet vrapimi për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit.
Ky vrapim do të fillojë në ora 11:00.
Sipas njoftimit, pjesëmarrës në këtë aktivtiet është edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe bashkëshortja e tij.
“11:00, Mbahet vrapimi për shëndetin, për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit “Race for the cure”. Pjesëmarrës do të jenë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me bashkëshorten Kristalen etj. (Nisja nga sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)” – thuhet në njoftim.