Sot mbahet takimi i rregullt në kuadër të "Bërdo Brionit": Kosova përfaqësohet nga presidentja Osmani
Sot në Mal të Zi mbahet takimi vjetor i krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brionit.
Nga Kosova merr pjesë presidentja, Vjosa Osmani.
E para e vendit dje në Mal të Zi ka takuar presidentin kroat Zoran Milanoviq.
Ndryshe Samiti i Procesit Bërdo-Brioni këtë vit mbahet në Mal të Zi, ku të pranishmit do të diskutojnë mbi zgjerimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.