Sot mbahet protestë për Astrit Deharin, kërkohet drejtësi para Prokurorisë Speciale
Sot pritet të mbahet edhe një protestë për rastin e Astrit Deharit, aktivistit të VV-së, i cili më 5 nëntorit të vitit 2016 ka vdekur në rrethana ende të pasqaruar Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Avokati i të familjes Dehari, Tomë Gashi, ka njoftuar se protesta do të mbahet përballë Prokurorisë Speciale në Prishtinë.
“Në ora 12.00.Përballë Prokurorisë Speciale në Prishtinë. Sheshi Zahir Pajaziti në qendër të Prishtinës. Gjaku i Astritit nuk falet. U bënë 7 vjet nga vrasja e Astritit e Prokuroria nuk don ta shef të vërtetën. Protesta do të mbahet për shkak neglizhencë së Prokurorisë në hetimin e vrasjes së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, është thënë në njoftim.