Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës
Sot me fillim nga ora 10:00, do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë, me rastin e 110 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë.
Tashmë është publikuar edhe agjenda e kësaj mbledhje dhe sipas saj, fjalën hyrëse të mbledhjes do ta ketë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ndërsa pas saj, fjalim mban edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, të dielën, më 27 nëntor 2022, në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, nga një fjalim do ta mbajnë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.
Mbledhja mbahet në Tiranë.
Agjenda e mbledhjes:

