Edi Rama: Nuk ka xixa mes meje e Kurtit - NACIONALE

Edi Rama: Nuk ka xixa mes meje e Kurtit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

E PËRDITËSUAR (11:35)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij të shkurtër në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, ka mohuar se ka probleme ndërmjet tij e kryeministrit Kurti.

Rama ka thënë se nuk ka çështje të hapura mes tij e Kurtit.

“Ishte një qen që lehte aty para se të nisnin hymnet, mirëpo pas hymneve edhe qeni nuk lehu më. Çka mbase jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin xixa mes nesh. Njerëzit kërkojnë të fusin xixa mes nesh, dhe kërkojnë çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu. Nuk ka të tilla sepse jemi shumë të hapur, dhe për çështjet që nuk merremi vesh kemi kënaqësinë t’i ndajmë që jemi marrë vesh për tu mos marrë vesh”, ka thënë Rama.

Ai vlerësoi se ka raporte të mira me Kurtin, duke shtuar se “qeshim mes vete”.

“Dua ta falënderoj Binin dhe ju të gjithëve, por në veçanti Binin. Është një kënaqësi e veçantë që kur ne takohemi, kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak, kjo është e rëndësishme.”, ka thënë Rama në fillim të mbledhjes së dy qeverive.

Kurti krenohet me zbatimin e marrëveshjeve: Na duhet bashkëpunim më i madh në çështjet rajonale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim të shkurtër në mbledhjen e dy qeverive.

Kurti ka thënë se marrëdhëniet mes dy shteteve janë në nivel të lartë, ku lavdëroi edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

“Jam i kënaqur të njoftoj se janë realizuar e janë në zbatim të gjitha ato marrëveshje që janë arritur në mbledhjen e kaluar, përveç njërës. Me to është lehtësuar jeta e qytetarëve, ku mund të përmendim leje-qendrimin, diplomat, kalendarin kulturor, bashkëpunimi në bujqësi etj”, ka thënë Kurti.

Ai ka kritikuar dështimin e zbatimit të marrëveshjeve që ishin arritur gjatë qeverive të kaluara.

“Nga 127 prej tyre, janë zbatuar pa problem vetëm 75 apo 59% që është shumë më pak krahasuar me 93% të marrëveshje që kemi nënshkruar para 6 muajsh”, theksoi Kurti në konferencë.

Megjithatë, kryeministri e pranoi se kanë vështirësi në bashëkpunimin në nismat rajonale, por pa përmendur saktësisht Ballkanin e Hapur.

“Na duhet harmonizim më i mirë si në çështjet rajonale. Është e vërtëtë se shqiptaërt jetojnë më mirë se kurdoherë. Por krahasimi me veteven nuk është matësi më i mirë. Na duhet krahasim mes asaj çka po bëjmë aktualisht e çka mund të arrijmë, e këtu kemi një oqean të tërë”, deklaroi Kurti.

Kurti e pret Edi Ramën me ceremoni shtetërore, nis mbledhja e dy qeverive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur me ceremoni shtetërore, homologun e tij nga Shqipëria, Edi Ramën.

Pjesëmarrës janë të gjithë ministrat e të dyja shteteve, kurse mbledhja pritet të nis.

Në këtë mbledhje do të nënshkruhen disa marrëveshje, kurse pas saj, do të ketë edhe një konferencë për media.

Kohëve të fundit, Rama e Kurti kanë pasur dallime në lidhje me Ballkanin e Hapur.

Kjo mbledhje po mbahet me moton “Të përbashkuar”. Kjo është mbledhja e tetë e qeverive të Kosoës dhe Shqipërisë.

Lajme të ngjashme