Sot mbahen dy seanca plenare në Kuvendin e Kosovës
Sot Kuvendi i Kosvës do të mbajë dy seanca plenare, në të cilën në rend dite janë disa pika.
Seanca e parë e cila do të fillojë në orën 11:00, do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Shqyrtim i Projektligjit nr.08/L-169 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit, Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-170 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave, Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-171 për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren (PIT) ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve dhe Republikës Federale të Gjermanisë përfaqësuar nga GIZ,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022, zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.
Kurse seanca tjetër plenare, do të fillojë në orën 15:00, do të ketë në rend dite shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe shqyrtimin e parë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike.