Sot fillin procesi i konvertimit të patentë shoferëve ilegalë në RKS
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga sot fillon procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga Serbia në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e MPB-së thuhet se ky proces do të zgjasë deri më 9 gusht 2024.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se nga data 10 maj 2024 do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferit të lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë shoferi të Republikës së Kosovës dhe do të zgjasë deri me 9 gusht 2024”, thuhet në njoftimin e MPB-së.