Sot e ka ditëlindjen Ibrahim Rugova, po të ishte gjallë, do të mbushte 78 vjet - NACIONALE

Sot e ka ditëlindjen Ibrahim Rugova, po të ishte gjallë, do të mbushte 78 vjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ibrahim Rugova, ish-president i Kosovës dhe ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot ka ditën e lindjes. Pra 2 dhjetori shënon datëlindjen e presidentit të parë të Kosovës.

Rugova ka qenë një nga figurat më popullore të Kosovës në historinë politike pluraliste. Ai u zgjodh kryetar i LDK-së që në themelim të kësaj partie në vitin 1989, për ta udhëhequr atë deri në vdekje.

Rugova ishte figura qëndrore e politikës kosovare gjatë viteve 90-ta, duke e përfaqësuar ndërkombëtarisht atë në një mënyrë që zgjoi përkrahjen e jashtme për kauzën e Kosovës.

E këtë datë nuk e ka harruar z. Ramush Haradinaj, që dikur ishte bashkëpunëtor i Rugovës, duke udhëhequr bashkë shtetin e Kosovës për disa vite.

E kam për nder që kam punuar me të, në vitet e para të lirisë, në kohën kur kishte kishte probleme e tema me rëndësi të madhe nacionale.” – shkroi ndër të tjera z. Haradinaj.

Lajme të ngjashme