Sot ditë me diell e pak vranësira, mësojeni parashikimin e motit për komplet javën - NACIONALE

Sot ditë me diell e pak vranësira, mësojeni parashikimin e motit për komplet javën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë javës së tretë të nëntorit parashihet të jetë me kushte të pa qëndrueshme meteorologjike.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së hënë do të jetë mot me diell dhe vranësira të pakta, e një ashtu edhe gjatë ditës së marte.

Të hënën. Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Të martën. Mot kryesisht i ngjashëm. Vranësirat do të shtohen, por nuk parashihet të ketë reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkure moti do të jetë me diell dhe vranësira të dendura, ndërsa të enjten mot i vranët dhe më reshje shiu.

Të mërkurën. Mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat përveç që do të shtrihen rreth maleve, prezenca e tyre do të jetë edhe në viset mesatare dhe të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Të enjten. Mot kryesisht i vranët dhe më dinamik për shkak të prezencës së reshjeve. Në fushat e temperaturave maksimale do të ketë ulje të lehta, ndërsa në ato të minimaleve parashihet rritje të lehta. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të premten moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu të dobëta.

Të premten. Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas IHK-së, gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Lajme të ngjashme