Sot certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së - NACIONALE

Sot certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot do të mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerata 01/2025.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe udhëheqësit shtetërorë.

“Në ceremoninë e certifikimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të rekrutëve”, njofton Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme