Sot “bllokohet” Beogradi, studentët protestojnë për shkak të dallavereve në zgjedhje
Gazeta e njohur opozitare serb “Danas” ka publikuar një shkrim përmes sëcilit njofton se sot do të organizohet një bllokadë e trafikut në Beograd nga një grup i të rinjve dhe studentëve.
Kjo bllokadë do të organizohet me fillim nga ora 12:00 dhe arsyeja është protesta kundër dyshimeve për vjedhje të votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.
Bllokada, gjithnjë sipas raportimit të “Danas”-it do të zgjat 24 orë.
“Kërkesa është hapja e listave të zgjedhësve, në mënyrë që, sipas organizatorëve, të eliminohen parregullsitë e mundshme zgjedhore.” – shkruan “Danas”.