Sot afati i fundit për verifikimin fizik të pensionistëve - NACIONALE

Sot afati i fundit për verifikimin fizik të pensionistëve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është afati i fundit për paraqitjen fizike të pensionistëve për verifikim.

Murati shtoi se e kanë parë të nevojshme ta rikthejnë këtë çështje për t`u siguruar që numri i pension-marrësve të jetë i saktë.

Me qenë se sipas tij nuk dihet ende numri përfundimtar, ai tha se shumica dërrmuese e pensionistëve janë paraqitur.

“Jemi të përkushtuar të kemi mbështetje të dinjitetshme për të gjitha kategoritë shoqërore në vend. Megjithatë duam të sigurohemi që paratë po shkojmë në vendin e duhur ku ka nevojë. Sa i përket numrit, numri i paraqitjeve po ndryshon dita e ditës. Çdo ditë ka paraqitje të reja besoj që sot me përmbylljen paraqitjeve do ta kemi edhe numrin përfundimtar sa janë paraqit”- tha Murati.

Nacionale dje ka realizuar një reportazh, ku pensionistët kanë kritikuar paraqitjen fizike, duke e vlerësuar si torturuese.

Lajme të ngjashme